Indikatorët klimatik - Rritja ekstreme e ditëve të nxehta në Prishtinë

Indikatorët klimatik - Rritja ekstreme e ditëve të nxehta në Prishtinë

Nga Elbasan Bytyçi 

Ndryshimi i klimës nuk pasqyrohet vetëm në rritjen respektivisht zvogëlimin e temperaturës. Ekzistojnë edhe shumë tregues tjerë që ilustrojnë klimën dhe ndryshimet e saj. Më ndihmën e një indikatori klimatik si një madhësi e matshme, mund të përshkruhet gjendja dhe ndryshimi i sistemit klimatik. 

Disa prej indikatorëve klimatik të bazuar në temperaturë janë: numri i ditëve me ngrica, numri i ditëve verore dhe netëve tropike, numri i ditëve të nxehta, kohëzgjatja e periudhës së nxehtë respektivisht së ftohtë, gjatësia e periudhës vegjetative.

Ndërsa disa prej indikatorëve klimatik të reshjeve janë: indeksi i intensitetit të reshjeve, numri i ditëve në vit që tejkalojnë sasinë e caktuar të reshjeve, koha maksimale e një periudhe me reshje, respektivisht të thatë.

Ka edhe indikatorë klimatik tjerë si për shembull të shtypjes atmosferike si oscilimi arktik dhe antarktik apo indikatorë klimatik të temperaturës së sipërfaqes së detit si El Niño dhe La Niña.

Këta janë vetëm një numër i vogël i disa dhjetëra indikatorëve klimatik.

Njëri prej indikatorëve të përmendur më lartë është edhe numri i ditëve të nxehta. Ditë të nxehta, të njohura si ditë tropike, në meteorologji definohen ditët, kur temperatura maksimale arrin vlerën 30 °C, Tx ≥ 30 °C.

Sot, do të bëjmë krahasimin vetëm për qytetin e Prishtinës. Mesatarja vjetore e ditëve tropike për periudhën 1961-1991 në Prishtinë është 16,1 ndërsa mesatarja vjetore për periudhën 2014-2020 është 39,57. Duke krahasuar këto periudha të ndryshme del që mesatarisht në Prishtinë tani kemi 23,47 ditë te nxehta më shumë se sa periudha 1961-1990. Rritja ekstreme prej 146 % më shumë ditë të nxehta është një tregues i qartë se ngrohja globale ka prekur edhe vendin tonë. Ka vite në këtë periudhë (2014-2020) kur numri i ditëve tropike kalon pothuajse dy muaj të plotë.

Sqarim. Të dhënat e përdorura janë të dhëna nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës si dhe vjetarët e vjetër meteorologjik./Motilokal.com