Mrekullia që duhet ta njohim - Ujëvara e Grykës së Selckës

Mrekullia që duhet ta njohim - Ujëvara e Grykës së Selckës

Ujëvara e Grykës së Selckës, rreth 25 kilometra në juglindje të qytetit të Gjirokastrës, është një tjetër destinacion turistike mes mrekullive natyrore në zonën e Dropullit.

Gryka e Selckës, me gjatësi rreth 6 kilometra, është një Monument Natyre në Shqipëri dhe ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto.

Në disa segmente Gryka ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Lugina është shumë e pasur nga pikëpamja florës dhe faunës ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin pjesës më të ngushtë të saj, Shkëmbi i Dallëndyshes./Motilokal.com