Britania e Madhe në emergjencë kombëtare për shkak të temperaturave të larta, vendi futet për herë të parë në hartën e kuqe

Britania e Madhe në emergjencë kombëtare për shkak të temperaturave të larta, vendi futet për herë të parë në hartën e kuqe

Një paralajmërim për rritjen ekstreme të temperaturave ka nisur në Angli ndërsa vendi po përgatitet për një situatë të jashtëzakonshme.

Paralajmërimi i Met Office do të shtrihet në Skocinë jugore dhe Uellsin nga e hëna deri të martën, ku Anglia do listohet për herë të parë në grupin e vendeve të shënjuara me të kuqe.

Transporti publik në Londër ka paralajmëruar pasagjerët në kryeqytet të shmangin të gjitha udhëtimet përveç atyre që janë të domosdoshme.

Në të gjithë vendin është shpallur emergjencë kombëtare pasi temperaturat pritet të arrijnë në 41 gradë.

Kjo do të ishte temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, mbi nivelin aktual prej 38,7 gradë Celsius të vendosur në Kembrixh në vitin 2019.

Qeveria ka vendosur masa shtesë duke vënë në dispozicion më shumë linja ambulancash me kapacitete shtesë për linjën e ndihmës përgjatë të hënës dhe të martës.

Ndërkohë që qytetarëve u është kërkuar të kujdesen për afërmit dhe fqinjën që mund të jenë në kategoritë e rriskuara.

Qytetarët janë këshilluar të mbajnë ujë me vete dhe të mos hipin në trena apo autobusë nëse nuk ndjehen mirë./Motilokal.com