Java nis me temperatura përvëluese në Shqipëri

Java nis me temperatura përvëluese në Shqipëri

Moti i nxehtë do të vijojë të jetë prezent në vend edhe gjatë kësaj jave. Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët dhe me diell.

Moti sot do të mbajë i kthjellët e me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat do të lëvizin nga 28 deri në 34 °C.

Dita e martë do të jetë me diell dhe nxehtë. Temperaturat do të luhatën prej 27 deri në 32 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 26 deri në 32 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. /Motilokal.com