Dëmton botën e egër: Kërkohet anulimi i festivalit ‘Sunny Hill’ në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Dëmton botën e egër: Kërkohet anulimi i festivalit ‘Sunny Hill’ në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Organizata “Kosova Wildlife Care”, i ka dërguar një kërkesë kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, me anë të së cilës i kërkohet anulimi i vendimit për lejimin e mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”, në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë.

Në parashtrimin e kërkesës së kësaj organizate thuhet se si OJQ, dhe si aktivistë për mbrojtjen e natyrës, jemi tejet të shqetësuar me vendimin për mbajtjen e “Sunny Hill” në Peizazhin e mbrojtur të Parkut Gërmisë për faktin që ne besojmë qe ka shkelje ligjore gjithashtu demi dhe pasojat për florën dhe faunën janë tejet të mëdha.

Tutje thuhet se mbajtja e këtij festivali ndikon direkt në të gjitha kafshët dhe shpendët e në veçanti shpendët e natës si bufi veshgjatë, kukuvajke e pyjeve, bufi gjoni, gerri i madh etj., të cilët aktiviteti i tyre është vetëm gjatë natës. Ne besojmë që si pasoj do të kemi ngordhjen ose migrimin e tyre.

Njoftim i plotë:

Ankesë drejtuar Kryetarit të Prishtinës z. Rama dhe Drejtorisë së Parqeve dhe Hortikulturës: Pëlqimi për lejimin e mbajtjes së festivalit “Sunny Hill” në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë

Të nderuar,

Ne si OJQ, dhe si aktivistë për mbrojtjen e natyrës, jemi tejet të shqetësuar me vendimin për mbajtjen e “Sunny Hill” në Peizazhin e mbrojtur të Parkut Gërmisë për faktin që ne besojmë qe ka shkelje ligjore gjithashtu demi dhe pasojat për florën dhe faunën janë tejet të mëdha.

Ndikimi në florë dhe faunë

Së pari duhet të kemi parasysh që në zonën ku mbahet festivali është zonë e mbushur me shpendë dhe kafesë te cilët varen tërësisht prej shqisave për mbijetesë, zhurma e madhe, muzika e lartë dhe prezenca prej mijëra vitesh, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në jetën dhe mbijetesën e tyre.

Duke marr parasysh që një përqindje e madhe e shpendëve dhe kafshëve nuk mbijetojnë në vitin e parë pas folenizimit (që tashmë jemi në kohën e mbarimit të folenizimit të shpendëve dhe kafshëve) me gjasë këtë vit, nuk do të mbijetojnë të vegjlit e tyre, në pamundësi për gjetjen e ushqim, dhe shqetësimin e tyre.

Ndikim direkt do të kenë të gjitha kafshët dhe shpendët e në veçanti shpendët e natës si bufi veshgjatë, kukuvajke e pyjeve, bufi gjoni, gerri i madh etj., të cilët aktiviteti i tyre është vetëm gjatë natës. Ne besojmë që si pasoj do të kemi ngordhjen ose migrimin e tyre.

Nga vitet e kaluara gjatë mbajtje së festivalit kemi hasur në dëmtime edhe në drunjtë pasi rrjetat kanë qenë të ngulitura me gozhda në drunj, germime te dheut në Park, mbeturina në pyll, dhe bllokimi i tre burimeve të ujit që janë jetike për shpendët dhe kafshët etj.

Ne kërkojmë që të shqyrtohet dhe të anulohet mbajtja e festivalit “Sunny Hill” në Pasazhin e mbrojtur të Gërmisë dhe të merret parasysh rregullorja për rendin e brendshme në Parkun e Gërmisë siç e parasheh ligji në bazë të dispozitave të nenit:

Në bazë të dispozitave të nenit 12, paragrafi 12.2, pika c, të nenit 17, pika p dhe nenit 40, paragrafi 40.2, pika a të Ligjit nr. 03/L – 040, për vetëqeverisje lokale, të nenit 13 të Ligjit nr. 03/L – 233, për mbrojtjen e natyrës dhe të nenit 34, paragrafi 34.1, pika c të Statutit të Komunës së Prishtinës, 01. nr. 110 – 391, të dt. 25.2.2010, Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 29.09.2014, miratoi këtë.

Më poshtë kemi shkëputur vetëm disa nene që në mënyrë direkte shkelen gjatë këtij festivali.

Neni 11. 

3.5. ndalohet përdorimi i makinerisë së rëndë;

3.6. ndalohet shfrytëzimi i drurëve në afërsi 50 m nga rrjedha e ujit;

3.7. ndalohet lëvizja e automjeteve bartëse jashtë rrugëve pa leje të veçantë;

3.8. ndalohet prerja, thyerja ose dëmtimi i drurëve;

3.9. ndalohet dëmtimi i mjedisit, shkatërrimi i florës dhe rrezikimi apo shqetësimi i faunës.

1.2. Mbrojtja e botës shtazore

Neni13/4.1. Në territorin e Parkut të Gërmisë ndalohet ndjekja, shqetësimi, kapja, lëndimi dhe vrasja e botës shtazore./Motilokal.com