I nxehti përvëlon Britaninë e Madhe, shkrihet pista e aeroportit Luton

I nxehti përvëlon Britaninë e Madhe, shkrihet pista e aeroportit Luton

Pista e aeroportit Luton në Britani u mbyll për dy orë për shkak të një problemi të ardhur si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë goditur vendin.

Uellsi regjistroi ditën më të nxehtë, ndërsa Britani është në një situatë të jashtëzakonshme.  Temperaturat që kanë arritur deri në 40 gradë celsius në Britani duket se kanë detyruar aeroportin e Luton që të pezullojë fluturimet, duke shkaktuar tension te udhëtarët.

Për shkak të temperaturave pista nisi të shkrihej çka e bëri të pamundur uljen e avionëve.

Sakaq, të martën Skocia dhe Anglia mund të regjistrojnë temperaturat më të ;arta në histori. Zyra e Meteorologjisë tha se temperaturat mund të arrijnë 43 gradë Celsius nesër, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë./Motilokal.com