BE me rregulla të reja për automjetet, teknologji anti-shpejtësi dhe kuti të zeza si të aeroplanëve

BE me rregulla të reja për automjetet, teknologji anti-shpejtësi dhe kuti të zeza si të aeroplanëve

Çdo makinë e re e shitur në Bashkimin Europian (BE), shumë shpejt do të ketë të inkuadruar teknologjinë anti-shpejtësi e njohur si ISA.

Rregullorja e BE-së, që është pjesë e Rregullores së përgjithshme për sigurinë e automjeteve, futet në fuqi sot dhe pohon se të gjitha modelet dhe llojet e reja të makinave që do të futen në tregun e BE-së, duhet ta kenë patjetër sistemin ISA.

Kjo rregullore nuk vlen për makinat e reja që janë aktualisht nëpër sallonet e shitjes. Deri në korrik të 2024, çdo makinë e shitur në BE duhet të jetë e pajisur me këtë sistem anti-shpejtësie.

Nëse tejkaloni shpejtësinë e lejuar sistemi lëshon një bip akustik të bezdisshëm, i kombinuar potencialisht me informacione paralajmëruese për sigurinë tuaj.

Këshilli Europian ka paralajmëruar gjithashtu për futjen në përdorim të atyre që njihen si “kutitë e zeza” të automjeteve, të njohura gjithashtu si Regjistruesit Elektronikë të të Dhënave (EDR). Ato regjistrojnë informacione, vendndodhje dhe incizime të sakta, që janë thelbësore për rindërtimin e fakteve të një përplasjeje automjeti./Motilokal.com