Kumbaro: Liqeni i Dashit me një peizazh piktoresk është kthyer në një destinacion turistik

Kumbaro: Liqeni i Dashit me një peizazh piktoresk është kthyer në një destinacion turistik

Liqeni i Dashit, Monument Natyre, i ndodhur në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, është kthyer në një destinacion për vizitorët shqiptarë e të huaj të turizmit malor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar disa fotografi nga ngjitja e turistëve në liqenin e Dashit, gjatë fundjavës që lamë pas.

“Liqeni i Dashit ndodhet në 2180 metra lartësi brenda Parkut Kombëtar të sapokrijuar “Alpet e Shqipërisë”. Vazhdimisht e sidomos në këto ditë të nxehta është destinacion për vizitorët shqiptarë e të huaj të turizmit malor”, thekson Kumbaro.

Ky liqen është një nga liqenet më të mëdhenj akullnajorë që gjendet në vargmalin malor që ruan në të katër stinët e vitit të njëjtin nivel ujor.

I ndodhur mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë me një peizazh piktoresk është kthyer në një destinacion shumë të vizitueshëm turistik nga vizitorët vendas dhe të huaj./Motilokal.com