A është vala e të nxehtit ngrohje globale?

A është vala e të nxehtit ngrohje globale?

Pothuajse e gjithë bota është goditur nga kushtet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, përmbytjet, tornadot, uraganet etj.

Njohësi i ndryshimeve klimatike, Elbasan Bytyçi përmes një postimi shkruan se vala e të nxehtit në një vit nuk është patjetër ngrohja globale. Por, shpeshtimi i këtyre fenomeneve për një periudhë të caktuar është ndryshimi i klimës, respektivisht ngrohja globale.

“Duke krahasuar 30-vjeqarin 1961-1990 apo 1971-2000, me vitet e fundit, del që shumë tregues të ndryshimeve klimatike si p.sh. numri i ditëve të nxehta në vit, vala e të nxehtit, thatësirat në njërën anë dhe vërshimet në anën tjetër dhe shumë tregues tjerë klimatik, janë shpeshtuar shumë dhe kjo tregon shumë qartë se ngrohja globale është e pranishme edhe në vendin tonë”, thekon Bytyçi.

Ai është shprehur se qeveria e Kosovës në përgjithësi dhe komunat e saj në veçanti duhet të hartojnë (nëse nuk i kanë përpiluar ende) dhe të implementojnë plane të qarta në përshtatjen në ndryshimet klimatike.

“Nesër do të jetë shumë vonë për hapat të cilat është dashur të merren dje”, ka deklaruar Bytyçi./Motilokal.com