Vala e nxehtë godet Ballkanin - Termometri pritet të regjistrojë temperatura të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Vala e nxehtë godet Ballkanin - Termometri pritet të regjistrojë temperatura të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Pjesë të Evropës po përjetojnë një valë rekorde të të nxehti. Si duket shpëtim nuk do të ketë as Ballkani, pasi nga sot ka depërtuara vala e të nxehtit afrikan.

Moti në Shqipëri do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje dhe jug.

Në disa qytet të Shqipërisë parashihet që temperatura të arrijë deri në 40°C.

Të premten në Tiranë priten temperatura deri në 36 °C, ndërsa të shtunë 36°C. Në Elbasan të premten 37°C, të shtunën 37°C. Nxehtë pritet të jetë edhe në Berat, ku termometri do të shënon deri në 37°C. Edhe në Shkodër do të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 38°C.

Vala e nxehtësisë nga sot ka përfshirë edhe Kosovën, që pritet të rrisë ndjeshëm temperaturat. Sipas termometrit të motilokal.com gjatë këtyre ditëve parashihen temperatura mbi 35°C.

Në Prishtinë termometri pritet të regjistroj temperatura të larta të shtunën dhe të diele deri në 36°C.

Edhe në qytete si Gjakova, Prizreni, Rahoveci, Theranda (Suhareka), Dardana (Kamenica), Gjilani Mitrovica priten temperatura të larta mbi 36°C.

Maqedonia e Veriut nga sot deri të dielën ka hyrë në fazën e portokalltë, për shkak të valës ekstreme të nxehtë.

Në Maqedoni pritet që termometri të regjistrojë temperatura deri në 38°C.

Vala e të nxehtit do ta prek edhe Malin e Zi, ku priten temperatura deri në 39°C./Motilokal.com