Vala e nxehtësisë nga sot ka përfshirë edhe Kosovën, që pritet të rrisë ndjeshëm temperaturat. Sipas termometrit të motilokal.com gjatë këtyre ditëve parashihen temperatura mbi 35°C.
Moti sot në Kosovë do të mbajë i nxehtë e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 24 deri në 33 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 35 °C.
E diela do të mbajë mot të nxehtë e me diell, parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 36 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com
