Vapë e madhe në Maqedoni, priten temperatura ekstrem të larta

Vapë e madhe në Maqedoni, priten temperatura ekstrem të larta

Maqedonia e Veriut nga dje (e enjte) deri të dielën ka hyrë në fazën e portokalltë, për shkak të valës ekstreme të nxehtë. Në Maqedoni pritet që termometri të regjistrojë temperatura deri në 40°C.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë më nxehtë e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 26 deri në 35 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht me diell dhe më nxehtë. Temperaturat pritet të lëvizin prej 25 deri në 36 °C.

E diela do të mbajë mot me diell dhe nxehtë. Temperaturat do të sillen nga 27 deri në 37 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com