Temperaturat e larta kanë bërë që në Mitrovicë të ndizen zjarre të mëdha në disa fshatra të këtij qyteti.
Sipas raportimeve të para, male të fshatrave Kçiq, Zasellë e Cernushë janë përfshirë nga flakët.
Raportohet se në vendngjarje janë zjarrfikësit bashkë me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in./Motilokal.com

