Valët e të nxehtit pritet të rriten me 30% viteve të ardhshme

Valët e të nxehtit pritet të rriten me 30% viteve të ardhshme

Valët e të nxehtit si kjo e tanishmja mund të rriten me 30% në vitet e ardhshme dhe shkaku kryesor janë gazrat serrë të emetuara nga njeriu. Këtë e tregon hulumtimi i Jiayu Zheng dhe Chunzai Wang, të Akademisë Kineze të Shkencës.

Temperatura mbi 40 gradë, më 19 korriku 2022 hyri në histori si dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, por parashikimet tregojnë se vala e fortë e të nxehtit që ka prekur pjesën më të madhe të hemisferës veriore, përfshirë Italinë, është e destinuar të përsëritet disa herë viteve të ardhshme.

Për të kuptuar më mirë dinamikën pas këtyre ngjarjeve ekstreme, studiuesit donin të aplikonin modelet aktuale të parashikimit të qarkullimit atmosferik për të analizuar atë që ndodhi në vitin 2021, kur një valë e të nxehtit goditi Amerikën e Veriut, në veçanti anën e Paqësorit, duke shkaktuar rreth 1500 vdekje, masakra të kafshëve detare dhe zjarreve.

Sipas autorëve të hulumtimit, modelet tregojnë qartë se arsyeja kryesore për këto pika të nxehtësisë janë gazrat serrë, të cilat ndryshojnë rrjedhat normale të rrymave atmosferike.

"Nëse nuk merren masat e duhura, gjasat e valëve ekstreme të të nxehtit do të rriten dhe do të kenë një ndikim të mëtejshëm në ekuilibrin ekologjik, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik", komentoi Wang./Motilokal.com