Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të jetë prezente edhe në ditët e fundit të korrikut. Mesi i javës pritet të sjellë pak freski, parashikohen reshje shiu në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima.
Sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 31 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 25 deri në 34 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe nxehtë, pasdite priten rrebeshe shiu, breshër e bubullima. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 31 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. /Motilokal.com
