Ndotja e mjedisit në Kosovë si pasojë e hedhjes së mbeturinave mbetet një ndër problemet më të mëdha.
Me plotë mbeturina janë mbushur edhe brigjet e liqenit akumulues të Përlepnicës.
Imazhet e vrazhda tregojnë papërgjegjshmërinë dhe pandërgjegjshmërinë e njeriut, i cili pasi kalon disa momente me familje apo shoqërinë bën vepra të tilla, duke ndotur brigjet e bukura të liqenit akumulues të Përlepnicës në Gjilan.
Liqeni i Përlepnicës është një liqen i vogël i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës, në Malet e Gollakut. Liqeni i Përlepnicës shtrihet në veri-lindje të qytetit të Gjilanit nga i cili edhe furnizohet me ujë.
Një degë e Moravës së Binçës (Moravës së Jugut) rrjedh nëpër këtë liqe i cili përndryshe konsiderohet të jetë liqeni më i madh në lindje të Kosovës./Motilokal.com
