Alpinisti nepalez Sanu Sherpa thyen rekord, ngjitet në 14 majat më të larta në botë për herë të dytë

Alpinisti nepalez Sanu Sherpa thyen rekord, ngjitet në 14 majat më të larta në botë për herë të dytë

Një 47-vjeçar nga Nepali ka vendosur një rekord të ri, duke u ngjitur në të 14 majat e botës që janë më të larta se 8,000 metra për herë të dytë.

Sanu Sherpa, nga distrikti Sankhuwasabha në Nepalin lindor, arriti majën e Gasherbrum II të Pakistanit, e cila me 8,035 metra është e 13-ta më e larta në botë,  tha agjencia “Pioneer Adventure” në Katmandu.

“Ai është i vetmi person në botë që ngjitet dy herë në secilin prej 14 maleve më të larta”, tha  Nibesh Karki, drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Tetë nga 14 majat më të larta, përfshirë malin Everest, janë në Nepal. Gjashtë të tjerët janë në Pakistan dhe rajonin e Tibetit të Kinës..CNN/Motilokal.com