Janë të shpeshta rastet kur qytetarët fotografojnë gjarpërinjtë në vende të ndryshme. Por një rast që ndoshta kapet më rrallë është gjarpri duke gëlltitur një ketër.
Ky aksion i gjarprit është kapur nga një qytetar në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë.
Raste të gjarpërinjve në Peizazhin e Gërmisë ka pasur edhe më herët, madje është raportuar edhe për shfaqjen e gjarprit helmues Vipera ammodytes.
Në Gërmi sipas AMMK-së janë katër lloje të gjarpërinjve, ndër ta edhe lloji më helmues “Vipera ammodytes” (gjarpri i gurit, nepërka) e cila nuk është e rrezikshme deri në momentin që ngacmohet./Motilokal.com

