Zjarret në pyje një rrezik për shëndetin dhe mjedisin tonë

Zjarret në pyje një rrezik për shëndetin dhe mjedisin tonë

Zjarret e pyjeve janë zjarre në mjedise të hapura, të cilat përhapen shpejt dhe përfshijnë pjesë të pyllit, shkurret, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore, lagjet e pabanuara dhe zonat deri tek të cilat është e vështirë të arrihet.

Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit.

Zjarret mund të shkaktohen nga dukuritë natyrore, si goditja e rrufesë (ky lloj është më i rrallë) dhe nga dora e njeriut.

Rastësisht (lidhja e shkurtër, ngrohja e makinës, shkëndijat e shkaktuara gjatë punës).

Ndezja e paqëllimshme (sjellja me papërgjegjësi në piknik dhe hedhja e materialeve të ndezshme).

Shkaktimi i zjarrit me qëllim nga dora e njeriut dhe kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave të këqija dhe mbeturinave të tjera me origjinë bimore, është e ndaluar me ligj për mbrojtjen nga zjarri. Fatkeqësisht, këto janë edhe disa nga shkaqet më të shpeshta.

Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

Për të zvogëluar rreziqet nga zjarri këshillohet:

Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura.

Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane apo në sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit.

Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.

Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr.

Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.

Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.

Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri.

Mosshuarja e cigares është shkaktari më i madh i zjarreve në pyje prandaj, asnjëherë mos e hidhni atë nga automjeti kur jeni në lëvizje.

Kur jeni në natyrë shuani gjithnjë bishtat e cigares./Motilokal.com