Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

Forcat operacionale në terren po përpiqen të izolojnë flakët të cilat janë përhapur prej erës, por pa rrezik për banesat në Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës.

“Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike”, shkroi ministri Peleshi në Facebook.

6 vatra zjarri janë aktive në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile po punohet në terren për shuarjen e tyre.

Vatrat aktive të zjarrit:

Në fshatin Velçan, në pyllin me dru “Mare”, bashkia Berat.

Në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.

Zjarri në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku po vazhdon puna për izolimin e plotë.

Në fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu.

Në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh, Bashkia Krujë, ku vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në terren.

Në fshatin Leminot, Bashkia Maliq, ku aktualisht është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre./Motilokal.com