Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite dhe kah fundi i ditës jo-stabil dhe në më shumë vende me reshje të dendura të shiut, bubullima dhe erë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 25 deri në 33 °C.
E enjtja do të mbajë mot me diell pjesërisht me re dhe nxehtë. Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri në 31 °C. /Motilokal.com
