Stuhi shiu, breshër dhe erë priten sot në Kosovë

Stuhi shiu, breshër dhe erë priten sot në Kosovë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të Evropës të fundit, është shtrirë edhe mbi rajonin tonë.

Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Edhe përkundër ajrit shumë të nxehtë në atmosferë ende po qarkullojnë disa masa ajrore jo-stabile të cilat pasditeve dhe orëve të para të mbrëmjes po sjellin disa stuhi të izoluara.

Në Kosovë gjatë ditë së sotme parashihet të mbajë mot i nxehtë e zagushi dhe vranësira, priten rrebeshe shiu në formë të stuhive dhe bubullima, mundësi edhe për breshër.

Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 21 deri në 28 °C.

Kujtojmë se pasditen e djeshme (e mërkurë) në disa pjesë të Kosovës ka patur stuhi shiu me erëra të forta që kanë shkaktuar edhe dëme./Motilokal.com