Rizvanolli: Marrëveshja me MCC-në mundëson stabilizimin e furnizimit me energji dhe integrimin e burimeve te ripërtëritshme

Rizvanolli: Marrëveshja me MCC-në mundëson stabilizimin e furnizimit me energji dhe integrimin e burimeve te ripërtëritshme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas nënshkrimit të marrëveshje me Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) ka deklaruar se në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, është krenare që në emër të Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshjen me MCC.

Tutje ajo theksoi se ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë.

“Dua të falënderoj Drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Udhëheqësin e ekipit vendor të zhvillimit të projektit, Lum Mita, si dhe të gjithë anëtarët e ekipit dhe të Kabinetit tim që kanë kontribuar në zhvillimin e programit”, u shpreh ministrja Rizvanolli.

“U jam mirënjohëse ekipeve të Qeverisë së Kosovës dhe të MCC-së për punën e madhe të bërë për të ardhur deri këtu, dhe zotohem që do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të realizuar programin sa më shpejtë që është e mundur, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e sektorit”, theksoi ajo.

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me MCC në vlerë prej 236.7 milionë euro projektet e të cilit do të fokusohen në sektorin e energjisë./Motilokal.com