Kinë, alarm i portokalltë nga temperaturat ekstreme

Kinë, alarm i portokalltë nga temperaturat ekstreme

Në pjesën më të madhe të Kinës në fuqi është alarmi i motit me ngjyrë të portokalltë për shkak të temperaturave të lartë të ajrit, njoftoi Enti meteorologjik kombëtar.

Në njoftimin e Entit thuhet se temperaturat ditore të ajrit në pjesët jugore të Kinës dhe rajonit autonom të Mongolisë së Brendshme si dhe rajonit autonom të Xinjiangut arrinin 35 gradë Celsius.

Në provincat Zhejiang dhe Jiangxi si dhe në pjesë të rajonit autonom të Xinjiangut temperaturat do të mund të tejkalojnë 40 gradë Celsius, transmeton Anadolu Agency.

Meteorologët u bënë thirrje qytetarëve që të evitojnë aktivitetet në ambient të hapur ndërsa punëtorët që punojnë jashtë të bëjnë pauza të shpeshta./Motilokal.com