SHBA me plan ambicioz për ripyllëzimi: Administrata Biden premton mbjelljen e 1 miliard pemëve

SHBA me plan ambicioz për ripyllëzimi: Administrata Biden premton mbjelljen e 1 miliard pemëve

Administrata e presidenti Joe Biden, ka njoftuar se do të mbjellë më shumë se një miliardë pemë në miliona hektarë pyje të djegura në perëndim të SHBA-së. Mbjellja e pemëve ka për qëllim përballjen me katastrofat e shumta katastrofike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike si zjarret dhe insektet.

4.1 milion hektarë në nevojë për rimbjellje

Zyrtarët thanë se aktualisht ka një grumbull prej 4.1 milion hektarësh në nevojë për rimbjellje që do t'i kërkojë Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së të katërfishojë numrin e fidanëve të pemëve të prodhuara nga fidanishtet.

Shërbimi Pyjor ka plane ambicioze për të rritur punën nga rreth 60,000 hektarë të rimbjellë vitin e kaluar në rreth 400,000 hektarë në vit. Vetëm në vitin 2015 janë djegur 10.1 milionë hektarë.

"Pyjet tona, komunitetet rurale, bujqësia dhe ekonomia janë të lidhura në një peizazh të përbashkët dhe ekzistenca e tyre është në rrezik", tha Sekretari i Bujqësisë Tom Vilsack në një deklaratë duke njoftuar planin e ripyllëzimit.

"Vetëm nëpërmjet veprimeve të guximshme, të zgjuara për klimën...mund të sigurojmë të ardhmen e tyre."/Motilokal.com