Shqipëria vijon të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të vendit tonë.
Ndërsa në orët në vijim do të ketë kalime të lehta të vranësirave në zonat malore dhe në zonën e ulët. Bregdeti në pjesën më të madhe do të vijoj të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe pas mesdite.
Moti sot do të jetë i nxehtë e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 27 deri në 34 °C.
Të shtunën do të mbajë mot shumë i nxehtë e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 34 °C.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 32 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com
Foto: Abdulla Diku
