Gjatë ditës së sotme dhe fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për rrebeshe shiu e bubullima.
Moti sot në Kosovë do të mbajë i nxehtë e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 31 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë e me diell. Përgjatë pasdites dhe orëve të para të mbrëmjes priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 33 °C.
E diela do të mbajë me mot të ndryshueshëm pjesërisht me re e diell, vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 27 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com
Foto: Agon Behluli
