Me 170 karat, ky mund të jetë diamanti më i madh rozë i gjetur në 300 vjet

Me 170 karat, ky mund të jetë diamanti më i madh rozë i gjetur në 300 vjet

Një diamant ngjyrë rozë prej 170 karatësh i zbuluar në Angola, mund të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet.

I quajtur “Lulo Rose”, diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale Lulo në rajonin Lunda Norte të Angolës në Afrikë.

“Ky rekord dhe diamant rozë spektakolar i gjetur nga Lulo vazhdon të shfaqë Angolën si një faktor të rëndësishëm në skenën botërore”, tha Diamantino Azevedo, ministri i Burimeve Minerale të Angolës.

Diamanti pritet të dalë në ankand nga kompania shtetërore në Angolë, Sodiam, e ngarkuar për kontrollin, mbikëqyrjen e blerjes, shitjes dhe eksport/importit të diamanteve.

Minierat e Angolës janë ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, sipas Institutit Gemologjik të Amerikës, i cili hulumton prodhimin e diamanteve./CNN/Motilokal.com