Dridhje të lehta toke janë regjistruar sot rreth orës 08:28 në Kosovë.
Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter me epiqendër qytetin e Ferizajt.
Po ashtu raportohet se tërmet ka pasur edhe në vendet e rajonit në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut./Motilokal.com
