Gushti fillon me mot të nxehtë në Shqipëri

Gushti fillon me mot të nxehtë në Shqipëri

Muaji gusht në Shqipëri parashikohet të fillon me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët e me diell, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Moti sot do të mbajë i kthjellët e me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri në 34 °C.

Dita e martë do të jetë me diell dhe nxehtë. Temperaturat do të luhatën prej 26 deri në 33 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 27 deri në 34 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17./Motilokal.com