Javë me mot të nxehtë e diell në Kosovë

Javë me mot të nxehtë e diell në Kosovë

Gushti në Kosovë fillon me mot stabil, kryesisht me diell. Vranësira kalimtare parashihen ditën e hënë dhe të martë, ku priten riga lokale shiu në veri të vendit. 

Sot do të mbajë mot me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 26 °C.

Dita e martë do të jetë me diell, pasdite vranësira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 28 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe nxehtë. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 29 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. /Motilokal.com