Dy vatra të reja zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Bashkinë e Selenicës. Mësohet se një vatër zjarri është përhapur në fshatin Drashovicë.
Njoftuar nga vetë banorët menjëherë, kanë mbërritur në vendngjarje dy mjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të kësaj strukture, të cilët po luftojnë me flakët, lokalizimin e tyre dhe kthimin në normalitet të situatës.
Zjarri ka përfshirë pemtari dhe ullishte dhe po përhapet më tej nga era, duke marrë përmasa të mëdha.
Po ashtu, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Romës në Bashkinë e Selenicës. Edhe këtu, po punohet për vënien nën kontroll të flakëve./Motilokal.com


