SHBA, shkon në 37 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentaki

SHBA, shkon në 37 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentaki

Ka shkuar në 37 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Kentakin lindor, SHBA. Të paktën gjashtë fëmijë, përfshirë katër vëllezër e motra, të moshës një deri në tetë vjeç, të cilët thuhet se u ujërat I rrëmbyen nga duart e prindërve të tyre, janë në mesin e të vdekurve.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi qindra mbetën të pagjetur.

Më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.

Dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës tjetër do të kushtojë miliona për t’u riparuar, tha guvernatori të hënën./Motilokal.com