361 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit, gjatë muajit korrik. Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile u janë përgjigjur në kohë të shpejtë të gjitha thirrjeve për ndërhyrje, duke shmangur pasoja më të rënda në mjaft prej këtyre zjarreve të ndezura.
Në një pjesë të operacioneve është dashur edhe ndërhyrja nga ajri, e cila ka qenë e menjëhershme.
Shqipëria i është drejtuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, në kuadër të të cilit pala greke i është përgjigjur në kohë rekord, me avionë për shuarjen e zjarreve në ishullin e Sazanit, bashkinë e Dropullit apo edhe në Finiq.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
• Fshati Pecë, bashkia Finiq.
• Në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë.
• Fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë.
• Fshati Ruzhdie, bashkia Patos.
• Fshati Daullas, bashkia Fier.
• Fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe.
• Fshati Rrapë, bashkia Pukë.
• Fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë.
• Fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë.
• Fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë.
• Fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë.
• Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës.
• Fshati Metallë, bashkia Shijak.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
• Fshati Postribë, bashkia Shkodër, ku në orët e para te mëngjesit ka filluar operacioni nen drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA.
• Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar në mesditën e ditës së djeshme në Parkun Kombëtar te “Qafë Shtamë”, gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektive të FA dhe nga ajri me helikopter Cougar te MM
• Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM për fikjen e saj.
• Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim të vatrës se shuar ditë më parë, në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të mbështetur me 20 efektive te FA.
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore.
Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri.
Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.Motilokal.com
