Shfaqet një gropë misterioze në Kili

Shfaqet një gropë misterioze në Kili

Autoritetet kiliane kanë nisur hetimet pas shfaqjes së një grope misterioze në një zonë minerare në veri të vendit. Gropa me një diametër 25 metra shkaktoi panik tek banorët e zonës, të cilët duke mos pasur një arsyetim të saktë për krijimin e saj, ia vunë fajin jashtëtokësorëve.

Në pamjet e filmuar nga lart shihet se gropa misterioze është shumë e thellë, por ajo që të bën më shumë përshtypje është forma perfekte sferike që ajo ka krijuar.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit Santiago.

Sernageomin raportoi mbylljen e zonës nga hyrja në vendin e minierës Alcaparrosa, e cila ndodhet pranë gropës.

Në një deklaratë të hënën pasdite, Lundin Mining tha se gropa kishte “mbetur e qëndrueshme” që kur u zbulua: “Nuk ka pasur asnjë ndikim në personel, pajisje ose infrastrukturë”.

Lundin Mining tha se një analizë teknike ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

“Shtëpia më e afërt është më shumë se 600 metra larg, ndërsa çdo zonë banimi ose shërbim publik është pothuajse një kilometër larg zonës së prekur.”/Motilokal.com