Japoni, urdhërohet evakuimi i mbi 100 mijë njerëzve për shkak të reshjeve intensive

Japoni, urdhërohet evakuimi i mbi 100 mijë njerëzve për shkak të reshjeve intensive

Më shumë se 100 mijë njerëzve u është kërkuar të evakuohen për shkak të reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë pjesët qendrore dhe verilindore të Japonisë.

Sipas lajmit të "Kyodo News", Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka njoftuar se reshjet që kanë rënë në 24 orët e fundit janë 2.5 herë më të shumta se reshjet në përgjithësi në muajin gusht.

Në një deklaratë nga Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive, thuhet se është dhënë paralajmërim për evakuimin e 107 mijë njerëzve në qytetin Yamagata dhe në pesë qytete të tjera ku reshjet intensive janë efektive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë bëhet e ditur se për shkak të shirave janë anuluar edhe disa udhëtime të trenave.

Në pamjet e publikuara vërehet se disa shtëpi dhe automjete në vendbanimet në qytetet Yamagata dhe Niigata ndodhen nën ujë.

Kryesekretari i kabinetit të Japonisë, Hirokazu Matsuno ka deklaruar se në përmbytje janë zhdukur 2 persona dhe se nuk është e mundur të jepet energji elektrike për 1.900 familje në qytetin Niigata./Motilokal.com