Shqipëria vijon të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet të mbajë mot i kthjellët e me diell.
Moti sot do të jetë i nxehtë e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 27 deri në 34 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27 deri në 34 °C.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 28 deri në 36 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com


