Vijon të mbajë mot tipik veror në Kosovë

Vijon të mbajë mot tipik veror në Kosovë

Mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet të mbajë përgjatë ditëve në vazhdim në Kosovë.

Moti sot në Kosovë do të mbajë i nxehtë e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 23 deri në 31 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 32 °C.

E diela do të mbajë me mot të ndryshueshëm pjesërisht me re e diell, mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 29 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com

Foto: Lulzim Demaj