Diell dhe shi, ky është parashikimi i meteorologëve në Maqedoni

Diell dhe shi, ky është parashikimi i meteorologëve në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 34 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, gjatë paradites pothuajse i kthjellët, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 25 deri në 35 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, nga pasditja priten reshje të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperaturat do të sillen nga 26 deri në 33 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17./Motilokal.com