Maqedoni, korriku muaji më i nxehtë dhe më i lagësht në tri dekada

Maqedoni, korriku muaji më i nxehtë dhe më i lagësht në tri dekada

Korriku i këtij viti ka qenë mbi mesataren për nga i nxehti dhe lagështia, krahasuar me muajt korrik të periudhës prej tre dekadash. Kështu thonë të dhënat e stacioneve meteorologjike në Maqedoninë e Veriut.

“Krahasuar me temperaturat e muajve korrik të viteve të kaluara nga viti 1981 deri në vitin 2010, temperaturat vjetore ishte 0,7 gradë celsius mbi mesataren në nivel të shtetit. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 24 korrik në Gjevgjeli dhe ka shënuar 41, 6 gradë Celsius”, thonë nga Enti Hidrometeorologjik.

Shuma mujore e reshjeve ka qenë 41 për qind mbi mesataren e tre dekadave të fundit.

“Reshjet ishin nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 50,9 milimetra është regjistruar në Berovë më 29 korrik. Krahasuar me vlerën mesatare të korrikut për periudhën 1981-2010, sasia mujore e matur e reshjeve ishte 16 milimetra ose 41 për qind mbi mesataren”, u shprehën nga Enti Hidrometeorologjik.

Erërat dhe reshjet e muajit korrik, sollën edhe dëme materiale në disa lokacione dhe vendbanime në të gjithë vendin./Motilokal.com

Foto: Amer Demishi