![Rrufeja bie pranë Shtëpisë së Bardhë, katër persona të lënduar [Video]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/62e/cdb/73f/thumb_10404_650_365_0_0_crop.jpg)
Katër persona janë lënduar rëndë nga rrufeja që goditi ditën e djeshme pranë Shtëpisë së Bardhë. Sipas njoftimeve ata po luftojnë për jetën.
Rrufeja goditi Parkun Lafayette, përballë selisë së njohur të qeverisjes amerikane dhe momenti u kap nga kamerat e sigurisë.
Katër të plagosurit u transportuan menjëherë për në spital dhe po luftojnë për të qëndruar gjallë.
Ndërkohë, kamerat kanë kapur pamje kur një roje jo vetëm që është trembur por dhe ka “braktisur” vendqëndrimin./Motilokal.com