Në Kosovë po mban mot i nxehtë tipik i verës. Por duke nisur nga nesër pritet të kemi ndryshime të kushteve meteorologjike.
Gjatë pasdites priten rrebeshe shiu e bubullima, mundësi edhe për breshër.
Ndërsa nga java e ardhshme parashihen reshje shiu e bubullima. Të martën vendi ynë të përfshihet edhe nga stuhi shiu me erë e breshër.
Motilokal do ju mbajë të informuar në çdo kohë për surprizat e moti, po ashtu mund të vizitoni faqen në internet ku mund të shihni se si do të jenë temperaturat www.motilokal.com.
