Peizazhi i Mbrojtur i Gërmisë, nuk e meriton të ndotet nga 'Sunny Hill'

Peizazhi i Mbrojtur i Gërmisë, nuk e meriton të ndotet nga 'Sunny Hill'

E mbuluar me petkun e gjelbër, aty ku rrezet e diellit nuk mund të depërtojnë aq lehtë, ngaqë lisat e gjatë me shumë gjethe i bëhen mburojë kësaj natyre të bukur.

Ky është Peizazhi i Mbrojtur i Gërmisë, i cili gjendet në Prishtinë, që vizitorët e parë në mëngjes i ka vrapuesit e rregullt të “Kosova Trail Running Association”, të moshuarit që dalin të thithin ajrin e pastër të natyrës piktoreske, cicërimat e zogjve që qetësojnë dhe mbushin me energji.

Por a e meriton Gërmia, bota e egër e këtij peizazh të mbrojtur që po mbrohet e ruhet?  

Për këto ditë sa po mbahet festivali “Sunny Hill”, ajo që shihet në vend të natyrës janë mbeturinat, kundërmimi dhe zhurma që largon e mbytë jetën e egër.

Motilokal ju sjell disa pamje që e zbardhin natyrën e Gërmisë të zhytru në bërllok./Motilokal.com