‘Iku i nxehti’, shtrëngata shiu e rrufe – Moti këtë javë në Shqipëri

‘Iku i nxehti’, shtrëngata shiu e rrufe – Moti këtë javë në Shqipëri

Java në Shqipëri nis me mot të qëndrueshëm. Në mesjavë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore. Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e breshërit me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata.

Moti sot do të mbajë pothuajse i kthjellët e me diell, pasdite mundësi riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 28 deri në 34 °C.

Dita e martë do të jetë pothuajse të kthjellët, në mesditë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 27 deri në 34 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 26 deri në 34 °C.

Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17./Motilokal.com

Foto: Abdulla Diku