Java e dytë e gushtit pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Do të mbajë mot i nxehtë me diell, pasditet me rrebeshe shiu, breshër e bubullima.
Sot do të mbajë mot me diell, pasdite rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 26 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me vranësira e intervale me diell, pasdite rrebeshe shiu në formë të stuhive, breshër e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 22 deri në 25 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, pasdite priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 26 °C.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillohet që të shmanget kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 09-17. /Motilokal.com
