Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në shumicën e qarqeve

Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në shumicën e qarqeve

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëroi se sot dhe nesër pritet niveli rrezik “i lartë” në shumicën e qarqeve për sa i takon situatës së zjarreve.

Përmes një njoftimi për shtyp, Instituti i Gjeoshkencave bëri të ditur se në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “shumë i lartë” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (perëndim dhe jug), qarku Kukës (veri dhe lindje), qarku Tiranë (perëndim) dhe Elbasan (perëndim)./Motilokal.com