Mont Blanc është maja malore e sistemit malorë të Alpeve, njëherit dhe maja më e lartë në Francë dhe maja e dytë malore për nga lartësia në Evropë me 4810 metra mbi nivelin e detit.
Në shpatijet veriperëndimore ka numër të madh të akullnajave, ndër to më e madhja është akullnaja Mer de Glace, e cila lëshohet luginës drejt Chamoni, ndërsa në atë jugore është karakteristike akullnaja Aleq e gjatë 21 kilometra.
Një kohë të gjatë është llogaritë si maja më e lartë malore në Evropë, duke studiuar Evropën dhe shtrirjen e sajë nga Oqeani Atlantik deri te malet Ural dhe Kaukaz, e cila kohëve të fundit është bërë aktuale, maja malore Elbrus me 5642 metra lartësi i ka marr epitetin si maja më e lartë në Evropë.
Mont Blanc nuk është vetëm mali më i lartë i Alpeve, ai është gjithashtu një masiv me mijëra faqe që zgjatet për mbi pesëdhjetë kilometra, me një gjerësi maksimale prej pesëmbëdhjetë kilometra. Akujt dhe bora e përhershme në masiv mbulojnë një sipërfaqe prej 120 kilometra katrore.
Së fundmi një grup alpinistesh nga Kosova janë ngjitur në majën Chamonix, Mont Blanc të Francës.
Kjo ekspeditë është organizuar nga Klubi Alpin Prishtina me një ekip të përbërë nga 28 persona. Po ashtu pjesë e ekspeditës ishte ekipi i FSK-së që ishte gjithnjë në krye të detyrës dhe pranë grupit.
Pjesë e ekspeditës ishte edhe Kushtrim Sogojeva, bashkëthemelues i agjencisë kreative TROKIT dhe bashkëpunëtor i Motilokal.com, i cili ka valëvitur për disa çaste edhe flamurin e medias më të ndjekur për parashikimin e motit, mbrojtjes dhe promovimit të natyrës.
Më poshtë ju sjellim përshkrimin e Klubit Alpin Prishtina:
Përfaqësim i denjë i alpinizmit nga Grupi i Kosovës në Mont Blanc-Francë
Klubi Alpin Prishtina ka vite që organizon ekspedita nëpër botë dhe gjithnjë i realizon me sukses. Kësaj radhe u përfundua ngjitja në njërën nga majat më markante të Evropës Perëndimore Mont Blanc në Francë. Përkundër shumë sfidave fizike dhe psikike, përkundër shumë lajmeve jo të mira për lëvizjet në akullnajat e Mount Blanc, ekipi i Kosovës i përbërë nga 28 persona u ngjit me sukses. Ekipi i FSK-së ishte gjithnjë në krye të detyrës dhe pranë grupit.
Në orët e hershme të mëngjesit të 3 Gushtit grupi e arriti mbretëreshën e alpeve, duke i sfiduar të gjitha pengesat natyrore te Grand Coluloir, Akullnajen Bonassee, Akullnajën Vallot dhe vet rrugën e re në perëndim të masivit. Shpirti ekipor, guidat e përgjegjshëm dhe karakteri i fortë i pjesëmarrësve krijuan energji dhe vullnet për të vazhduar tutje, pavarësisht simptomave të hipoksisë dhe sfidës së jashtëzakonshme fizike.
Vendi ynë edhe kësaj radhe u rendit në familjen e madhe alpine të Evropës, dhe atë me paraqitje të mirë sportive dhe kulturore të të gjithë grupit. Nga të dhënat e Federatës Franceze, Grupi i Kosovës është ndër grupet më të mëdha alpine në M.B. në vitin 2022, grup i cili e kurorëzoj punën e vet me ngjitje të pastër dhe me shumë kuptim.
Ekipi i Kosovës është i vendosur në një fshat malor të Chamonix dhe sot është atraksion për vendasit dhe Xhandarët Alpin, të gjithë tregojnë respekt për grupin nga Kosova dhe kanë të drejtë. Të njëjtin respekt dhe përkrahje e treguan edhe institucionet e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe komunat përkatëse; përkrahje pati edhe nga donatorë të ndryshëm.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ambassade de France au Kosovo - French Embassy in Kosovo
Grupi i Klubit Alpin Prishtina tani janë të qeshur dhe krenar për këtë arritje, janë shembuj të thjeshtë për bjeshkatarinë e Kosovës; mbi të gjitha janë shëndosh e mirë dhe me padurim presin të kthehen në vendlindje pranë të dashurve; në Kosovë arrijnë ditën e shtunë me 06 Gusht.
Guidat e KAP e kanë fituar respektin dhe kompetencën e merituar në lëminë e ngjitjeve alpine, menaxhimit të riskut dhe përfaqësimit të Kosovës.
Faleminderit Qendrim Sopi Kristian Gashi Labi Noti Florent Shala Nazmi Hasanramaj. Fotot nga: Besart Fana./Motilokal.com

















