Shënohet Dita pa Makina në Shkup

Shënohet Dita pa Makina në Shkup

Me defile të biçikletave në disa qytete të vendit, ku morën pjesë qytetarë, studentë, rekreativistë, entuziastë dhe adhurues të çiklizmit dhe ecjes, sot në vendin tonë u shënua 22 Shtatori - Dita Ndërkombëtare pa Makina dhe përfundimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (JEL).

Këtë vit fushata u realizua nën moton "Kombino dhe lëviz" dhe synon të promovojë dhe kombinojë forma alternative, të qëndrueshme dhe të përbashkëta të transportit, si një mënyrë për të reduktuar përdorimin e makinave dhe për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshëm në ajër, me çka do të realizohej vizionin e strategjisë evropiane të dekarbonizimit.

Gjatë gjithë javës, në disa qytete u organizuan aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të promovuar masat e përhershme të zbatuara gjatë gjithë vitit, të cilat mundësojnë përdorimin e mënyrave alternative të transportit dhe në të cilat u përfshinë autoritetet lokale, organizatat e shoqërisë civile, sektori i biznesit, përfaqësuesit dhe organizatat ndërkombëtare dhe qytetarët individualë.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve u theksua qëllimi dhe rëndësia e fushatës - ngritja e kulturës për lëvizshmëri të qëndrueshme në mjediset urbane dhe përpjekja për përdorim më masiv të formave alternative të transportit.

Këtë vit në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë morën pjesë 2895 qytete nga 47 shtete nga Evropa dhe bota me aktivitetet e tyre./Motilokal.com