Çfarë e shkakton shpërthimin e ngjyrave në qiell pas perëndimit të diellit?

Çfarë e shkakton shpërthimin e ngjyrave në qiell pas perëndimit të diellit?

Sapo dielli perëndon, rrezet nuk mbarojnë aspak. Muzgu ofron një shpërthim ngjyrash në qiell që ne të mrekullohemi.

Muzgu është periudha kalimtare mes ditës dhe natës. Në mbrëmje quhet muzg, në mëngjes, agim. Molekulat e ajrit, aerosolet dhe pikat e reve nxisin flakën e ngjyrave në qiell që shpesh shoqëron muzgun.

Si formohet muzgu?

Grimcat e vogla në atmosferë janë përgjegjëse për ngjyrat që ndriçojnë qiellin. Kur dielli është vetëm pak mbi horizont, drita merr një rrugë më të gjatë nëpër atmosferë, sesa kur dielli është më lart.

Ndikimi i molekulave të ajrit dhe aerosoleve, si pluhuri, rritet sa më afër horizontit të jetë dielli. Ndërsa gjatësitë e valëve më të shkurtra (tonet blu) shpërndahen më fort, qielli kthehet në të verdhë dhe në të kuqe.

Pas perëndimit të diellit ngjyrat bëhen edhe më intensive sepse këndi i ulët i diellit ndriçon edhe retë.

Shumë kohë pas perëndimit të diellit, kur yjet e parë vezullojnë, qielli bëhet kaltër i thellë. Edhe pse të gjitha rrezet e diellit kanë përshkuar një rrugë të gjatë nëpër atmosferë, përbërësit e ngjyrës së kaltër dominojnë sërish.

Kjo e kaltra është rezultat i shtresës stratosferike të ozonit në një lartësi prej 20 deri në 30 kilometra. Këtu, molekulat e ozonit thithin pjesën portokalli të dritës.

Thithja selektive i zhvendos ngjyrat në gjatësi vale më të shkurtra, pra në të kaltër. Kur dielli është i ulët, shtresa e ozonit vepron si një filtër me ngjyrë blu dhe ne mund ta shohim atë me sy të lirë.

/Motilokal.com