Fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

Fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

Sot është hapur Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë. Në këtë konferencë është diskutuar “Zhvillimi i një qasjeje të përbashkët për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor”.

Në kë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka deklaruar se vendo qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave përmes të cilave në thelb synohet tranzicioni i drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme.

Kurti theksoi se koncepti i qëndrueshmërisë është në qendrën e pothuajse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojnë e po i miratojnë.

“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit të strategjive dhe në zhvillimin e miratimin të politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme. Përmes tyre synojmë të adresojmë sfida mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithë përfshirje. Koncepti i qëndrueshmërisë është në qendrën e pothuajse të të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmës së parë të mandatit të qeverisë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”, tha Kurti.

Ai shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte kur filluan mandatin, në 11 për qind. Kurti tha se synimi qeverisë është që pesë vitet e ardhshme të kenë shtatë kryeqendra me impiante.

Ndërsa ambasadori gjerman Jörn Rohde është shprehur se Kosova është ngritur në nivel më të lartë, duke iu afruar standardeve të Evropës.

“Plani nacional i energjisë e i klimës është duke u hartuar me shpejtësi. Duhet të kemi veprime të qarta. Qeveria ka punuar në mënyrë konkrete, mirëpo edhe sektori privat është hisedar në këtë. Kosova po afrohet sa më shpejtë standardeve të Evropës dhe menaxhmenti integrues i mbeturinave kërkon veprim të thjeshtë. Kosova është ngritur në nivel me të lartë me politikat e këtij problemi. Ne duhet që së bashku të jemi përkushtuar dhe bashkëpunojmë më energji e mbeturina dhe çdo projekt që e mban ajrin e ujin e Kosovës të pastër, po ashtu edhe tokën pjellore”, tha Rohde.

Pjesë e panelit të diskutimeve ishte edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili diskutoi mbi problemet me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë aspekt, teksa tha se do të jetë mjaft sfiduese kalimi në energji të ripërtrishme nga prodhimi i energjisë me qymyr.

"Bashkëpunimi rajonal është kyç për suksesin tonë. Duke ndarë njohuritë, përvojat dhe resurset në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të ndërtojmë strategji të përbashkëta dhe të zhvillojmë projekte të integruara për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrja e aktorëve të ndryshëm, si organizatat joqeveritare, sektori privat dhe qytetarët, si dhe vetëdijesimi i mëtutjeshëm i edukimit të publikut, janë thelbësore për të krijuar ndërgjegjësim dhe mbështetje të përbashkët për masat e zbatueshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike", u shpreh Aliu

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut Kaja Shukova, theksoi se bashkëpunimi është i dosidoshëm për suksesin e të gjitha vendeve të rajonit.

Ajo tha se ne si shtet jemi shumë mirënjohës për evente të tilla ku mund të shkëmbejmë ca fjalë të cilat mund të na shpijnë në ide dhe bashkëpunime të reja. Mund të kemi sukses vetëm nëse punojmë bashkë. Disa ndotës të ajrit ndikojnë direkt në ngrohjen globale. Efektet e ndotjes se ajrit janë edhe te shëndeti dhe vdekja e parakohshme. Prandaj, duhet bashkëpunimi rajonal dhe global është i nevojshëm.

“Jemi duke punuar që ti përmbushim përgjegjësitë tona ne konventat internacionale. Ka edhe përpjekje qe të modernizohet monitorimi i ndotjes se ajrit. Këtë e rekomandoj edhe për vendet e tjera të rajonit. Kemi tri qëllime kryesore, që ta ruajmë ajrin, t’i ulim emisionet e gazrave dhe ta ruajmë shëndetin e njerëzve tanë. Prandaj, kërkoj që bashkëpunimi mos të ndalet”.

Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi, tha se vendet e rajonit nuk janë kontribuueset më të mëdha në ngrohjen globale, por janë shtetet e zhvilluara ekonomikisht si ShBA-ja e Kina.

Ajo u shpreh se nuk rendësi se a e monitorojmë cilësinë e ajrit, por çfarë bëjmë për ta ruajtur atë. Nëse do t’i pyesnim qytetarët tanë se çdo të thotë ndryshime klimatike, edhe pse e kanë dëgjuar shumë, mendoj se nuk do ta dinin saktë. A është Shqipëria, apo Kosovë, apo Maqedonia e Veriut, pra vendet e Ballkanit, a janë përgjegjësitë kryesorë për ndryshimet klimatike në nivel global. Nuk besoj, të paktën për Shqipërinë jo. Edhe vendi i vetëm në rajon që e krijon energjinë 100% nga ajo e ripërtërishme nga energjia hidroteknike”.

“Por, fakti qe ne nuk jemi faktorë për ndryshimet klimatike, për shkak se kemi qenë te izoluar, e se nuk e kemi industrinë e rendë te zhvilluar nuk do të thotë se nuk jemi viktimë e ndryshimeve sepse na krijohen tërmete te paparashikuara dhe përmbytje. Brenda tri viteve pajisjet që përdorin gazet serre do të hiqen. Shteti do të marrë kosto shumë me të larta për këto masa. Është e rëndësishme qe të marrim masa ligjore dhe financiare qe te integrohemi me BE-në por edhe ta ndryshojmë mentalitetin. Duhet ta bëjmë ketë për brezat e ardhshëm. Sot është përgjegjësia jonë qe pas 50 vitesh situata të jete ndryshe, për mirë apo për keq”, deklaroi ministrja Kumbaro.

"Siguria energjetike është çështje me të cilën duhet investuar, pasi është gjithashtu çështje e sigurisë kombëtare. Në hapjen zyrtare të javës për Zhvillim të Qëndrushëm në Kosovë, Rizvanolli shprehu se për të mundësuar një tranzicion te drejtë e të duhur synimi i së ardhmes do të jetë përgatitja për çmimin e karbonit", u shpreh ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo theksoi se gjatë vitit të fundit është bërë e qartë se siguria energjetike është çështje e sigurisë kombëtare, prandaj tani është koha të investojmë në BRE duke siguruar se kemi tregun e balancimit dhe një treg te përbashkët energjetik.

Drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi tha se Kosova ndër vite ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë, një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbra”, tha Ejupi.

/Motilokal.com